Site icon Telegrafi

Brahimaj: “Edhe Thaçi e Veseli kanë fletëarreste, por nuk po i ndalojnë” (VIDEO)

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, thotë se edhe presidenti Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë fletëarreste, por nuk po ndalohen.

Këto komente Brahimaj i ka bërë në emisionin Kontakt në Tribuna Channel, duke shtuar se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të qenë pjesë e Europolit dhe Interpolit.

Ai beson në lirimin e  ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili tashmë po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze.

“Drejtësia franceze nuk do të ndikohet nga deklaratat politike dhe besojmë se drejtësia në fund mund të japë verdiktin si ajo në Slloveni dhe më herët në Hagë,” është shprehur Brahimaj, raporton GazetaTribuna.

Ai nuk çuditet nga deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe zyrtarit tjetër serb, Milovan Drequn, për ekstradim. Ekziston

“Është bo Gjykata Speciale për shqiptarët, kurse prapë vlejnë fletëarrestet nga një shtet inekzistent, sepse janë nën emblemën Serbia dhe Mali i zi, dhe ky shtet sot nuk ekziston,” thotë Brahimaj.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Exit mobile version