Site icon Telegrafi

Bradley Cooper thotë se kishte rënë në dashuri me fytyrën dhe sytë e Lady Gagas

Lady Gaga dhe Bradley Cooper (Foto: Getty Images)

Aktori amerikan, Bradley Cooper, ka pranuar se i ka pëlqyer shumë dukja e këngëtares së muzikës pop, Lady Gaga.

Në Festivalin e Filmit në Venecia, ylli hollivudian e ka promovuar filmin “A Star Is Born”, në të cilin ka bashkëpunuar me Gagan.

Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Getty Images)

Gjatë një interviste që e transmeton Variety, 43-vjeçari, i cili është regjisor dhe skenarist i dramës romantike, ka thënë se kishte rënë në dashuri me fytyrën dhe sytë e këngëtares.

Lexo po ashtu Lajmet për Bradley Cooper

Bashkëshorti i Irina Shayk ka thënë se kanë krijuar miqësi të mirë me 32-vjeçaren që nga momenti kur janë njoftuar.

“Më kujtohet kur u takuam për herë të parë, pas dhjetë minutash hëngrëm ushqim shtëpiak, të cilin e gatoi”.

“Pastaj e kam vërejtur një lidhshmëri të madhe që e kemi falë familjeve italiano-amerikane. Kishim një sinkronizim të vërtetë për shkak të mënyrës së njëjtë të edukimit”.

Ndërkaq, gjatë një interviste për LA Times, Lady Gaga ka rrëfyer një detaj interesant nga audicioni, kur Cooper kishte vendosur t’ia hiqte gjithë makijazhin nga fytyra.

Lexo po ashtu Lajmet për Lady Gaga

“Më lëshoi në vendin ku duhej të isha, sepse karakteri im flet për atë se sa e shëmtuar ndihet – dhe kjo është vërtetë”, ka thënë këngëtarja. /Telegrafi/

Exit mobile version