Telegrafi

Bradley Cooper dhe Irina Shayk shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit për shkak të vajzës

Bradley Cooper dhe Irina Shayk Foto: Daily Mail

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë dyshja që pëlqehen më së shumti nga audienca e gjerë.

Kjo ka ardhur si pasojë e raportit të tyre të tanishëm, edhe pse pas ndarjes kishin pasur disa krisje, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi po mundohet të qëndrojnë më afër vajzës së tyre.

Ish-çifti të cilët u ndanë në vitin 2019, kanë parë në New York City, duke dalë nga shtëpia e aktorit.

Bukuroshja brune është shfaqur me një bluzë portokalli, të cilën e përshtati me një palë pantallona të thjeshtë.

Në anën tjetër Cooper edhe kësaj radhe mori vëmendje me veshjen, derisa mbante edhe maskë mbrojtëse.

Sidoqoftë kësaj, palët janë deklaruar edhe në paraqitje televizive duke treguar se po mundohen të rrisin vajzën me ngrohtësinë e të dy prindërve. /Telegrafi/