Bradley Cooper dha Irina Shayk janë duke shpenzuar kohë së bashku ani pse janë ndarë kohë më parë.
Ata kanë dëshmuar se ish- të dashurit mund të mbesin ende miq, për shkak të fëmijëve të përbashkët, shkruan Daily Mail.
Që të dy janë parë në rrugët e New York, ndërsa 45-vjeçari shihej të mbante në dorë vajzën e tyre.
Ndërkaq, bukuroshja brune ka mahnitur me dukjen, pasi kishte vendosur të veshë një këmishë të gjerë, e cila i theksonte linjat trupore.
Të gjithë paraqitjes ajo i ka shtuar edhe aksesorë, ku tiparet e fytyrës së saj viheshin në pah nga syzet e saj.
Cooper kësaj radhe ishte me një veshje më sportive, ndërsa në kokë mbante një kapele bejsbolli.
Ani pse po kalojnë kohë produktive së bashku, për aktorin e njohur po thuhet se ka filluar romancë me Jennifer Garner. /Telegrafi/