Telegrafi

Brad Pitt uron studentët e diplomuar të universitetin ku ai mori pjesë

Brad Pitt (Foto nga Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Aktori hollivudian, Brad Pitt, i ka uruar studentët e universiteti Clif Smart për diplomimin e tyre.

56-vjeçari përmes urimit ka përçuar një mesazh shumë të ëmbël duke ofruar mbështetje emocionale për ta, shkruan Mirror.

Ylli “Once Upon A Time In Hollywood” u shpreh: “Përshëndetje të gjithëve, Brad këtu nga karantina me një mesazh për klasën e diplomimit të Universitetit Shtetëror të Misurit”.

“Duhet të jetë shumë e çuditshme për të bërë këtë në këto kohë provuese, por jo, ne po mundohemi për ju. Paratë tuaja janë për ju, për ta bërë këtë botë një vend më të mirë.”

Universiteti ndau klipin në Twitter, duke shkruar: “Kemi edhe një befasi për ish-studentin tonë: Faleminderit, Brad”.

Aktori u regjistrua në po të njëjtin universitet në vitin 1982 dhe studioi gazetari. Por, vetëm dy javë para se të mbaronte studimet, Brad u largua nga universiteti dhe u transferua në Los Angeles për të filluar një karrierë shumë të suksesshme të aktrimit. /Telegrafi/