Brad Pitt u vërejt i pranishëm në një protestë të madhe për vdekjen e George Floyd në Hollywood të dielën.
Në një fotografi ekskluzive të siguruar nga DailyMail, fituesi i çmimit “Oscar” u pa me rreth 50,000 njerëz që vërshuan rrugët e Los Angeles-it.
Aktori mezi dallohej, kjo ngase u pa me një kaskë motorike në motoçikletën e tij të rrallë të markës BMW, shkruan DailyMail.
Ylli i Hollywoodit, 56 vjeçar, u përzie me protestues të pavëmendshëm ndërsa ishte i veshur me një bluzë ku shkruhej “George Floyd”.
Entuziasti i motoçikletës, i cili ka një koleksion të gjerë të motoçikletave, dukej plot me stil i veshur me xhinse dhe një bluzë të hirtë.
Në përputhje me rregulloret në vazhdim në luftën kundër COVID-19, ylli gjithashtu kishte vënë një maskë dhe doreza mbrojtëse.
Protestuesja Aree Khodai, 42 vjeçare, tha që ajo pa aktorin në mes të turmës.
“Sasia e njerëzve atje ishte e mahnitshme. Ne pamë që Brad ishte në motoçikletën e tij jo shumë kohë pasi filloi protesta rreth orës 4 pasdite”, shpjegoi ajo. /Telegrafi/