Telegrafi

Brad Pitt thyen heshtjen pas shkurorëzimit me Angelina Jolien

Para dy vjetësh kurorëzuan dashurinë që zgjati më shumë se një dekadë, por që prej ditës së djeshme, nuk ekzistojnë më ‘Brangelinët’

Angelina Jolie dje ka kërkuar të shkurorëzohet prej bashkëshortit, Brad Pitt, i cili ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth kësaj risi në jetë.

“Jam shumë i dëshpëruar, por ajo që ka rëndësi është që fëmijët tanë të jenë mirë”, ka thënë fituesi i çmimit Oscar në një deklaratë për E! News, ku ka shtuar “I kërkoj mediave t’i japin atyre hapësirën që meritojnë gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Angelina Jolie dhe Pitt kanë adoptuar tre fëmijë Maddox Jolie-Pitt, 15 vjeç, Pax Jolie-Pitt, 12, dhe Zahara Jolie-Pitt, 11, ndërkohë aktorja solli në jetë Shiloh Jolie-Pitt, 10 vjeç dhe binjakët Knox Jolie-Pitt e Vivienne Jolie-Pitt, 8, gjatë 12 vjetëve si çift.

Lexo po ashtu A është kjo aktorja që hyri mes çiftit Jolie-Pitt? (Foto)

Ndërkohë, Geyer Kosinski, menaxheri i 41 vjeçares tha “Angelina do të bëjë gjithmonë atë që është në interes të familjes. Ajo e vlerëson mirëkuptimin e të gjithëve për nevojën që ata kanë për privatësi gjatë kësaj kohe”. /Telegrafi/