Brad Pitt natyrisht se ka fituar mjaftueshëm eksperiencë për të lënë jetën private jashtë medaive.
Javën e kaluar ai ishte lidhur për një romancë me profesoreshën e MIT, Neri Oxman, me spekulimet e çiftit që qarkullonin pa u ndalur. Por, duket se dyshja njihen tash e gjashtë muaj.
Ata po ashtu thuhet se janë takuar vazhdimisht me t’u njohur e madje ai e ka vizituar të dashurën e tij në laboratorin mediatik të MIT (Masachussets Institute of Technology).
Në një foto të para katër muajve shihet se si Brad kishte vizituar universitetin në fjalë ku punon Oxman dhe ka dyshime se madje ajo realizoi fotografinë.
Një burim e ka përshkruar të dashurën e re të Brad Pitt si “gjeniale dhe të mrekullueshme”, ndërkaq gjërat e përbashkëta i bëjnë ata çiftin ideal.
Sidoqoftë, burime të afërta me dyshen kanë mohuar romancën.
“Brad dhe Neri u takuan intensivisht me t’u njohur për shkak të pasionti të tyre për arkitekturën, dizajnin dhe artin. Kjo ndryshe përshkruhet si miqësi profesionale”.
“Miqësia e tyre nuk është shndërruar në dashuri, pasi që dyshja janë të vëmendshëm për këtë, por duan të mbajnë miqësinë e tyre proefsionale, edhe pse Brad është mjaft i interesuar që të kalojë kohë me Nerin, pasi që ajo është fascinuese”, u shpreh një burim i People Magazine.
Oxman e ka themeluar dhe drejton grupin Mediated Matter në MIT Media Lab, e poa shtu është një artiste që punon me Georges Pompidoun dhe Muzeun e Arteve të Bukura të Bostonit.
Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie pritet të finalizohet brenda javëve të ardhshme. /Telegrafi/