Site icon Telegrafi

Brad Pitt shihet pa prezencën e të dashurës së re, teksa del nga hoteli ku flitej se ishin bashkë

Brad Pitt (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for SBIFF/Guliver)

Aktori i njohur, Brad Pitt, është parë të kalojë nëpër rrugë pa të dashurën e tij të re, Nicole Poturalski.

Pasi flitej se po kalonte kohë në një hotel me të, aktori është parë duke dalë i vetë nga një dalje tjetër e vendit, shkruan Daily Mail.

Ai mbate një maskë për fytyrë, për masat paraprake ndaj COVID-19 që janë në fuqi në Francë.

Kjo vjen pasi u zbulua se Nicole është e martuar dhe se burri i saj raportohet se ‘nuk është i interesuar’ për të qenë ‘xheloz’.

Roland Mary, është martuar me Nicole për tetë vjet dhe tani është pohuar se ata kanë një ‘martesë të hapur’.

Sidoqoftë, një mik flitet se tha: “Roland është një djalë shumë filozofik. Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ai nuk është i interesuar për negativitet ose xhelozi”.

Ndërkaq, Nicole u fotografua me Brad të mërkurën, pasi mbërriti në aeroportin e Le Castellet afër Marsejës në Jug të Francës.

Më pas ata u nisën për në Chateau Miraval, ku aktori u martua me gruan e tij të dytë Angelina Jolie, dhe të cilën çifti ende e zotërojnë bashkërisht. /Telegrafi/

Exit mobile version