Aktori i njohur Brad Pitt duket se po shijon ditë të mira.
Ndonëse është përfolur se muajt e fundit ai nuk ka qenë edhe aq mirë nga gjendja fizike dhe ajo mendore, Pitt ka hedhur poshtë së fundmi të gjitha këto akuza.
Në disa imazhe të fundit, aktori i njohur shfaqet mjaft vital dhe në top formë, sikur të mos kishte moshën e një 53 vjeçari.
Ai madje shuhet edhe për stilin e tij trendy në të veshur dhe paraqitjen në përditshmëri.
Ndërkohë, për ish-gruan e tij, aktoren Angelina Jolie mediat kanë raportuar së fundmi mbi një gjendje jo fort të mirë shëndetësore nga ana e saj. /Telegrafi/