Ai ka qenë bashkëpunëtor në realizimin e dokumentarit Voyage of Time, mirëpo nuk do të jetë në mesin e atyre që do të festojnë të mërkurën mbrëma gjatë shfaqjes së premierës.
Pitt ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje për shkak se ka nevojë të fokusohet në familjen e tij pas shkurorëzimit me Angelina Jolie.
Çifti po shkurorëzohen pas 12 vitesh bashkë. Ata kanë 6-të fëmijë dhe beteja për të marrë kujdestarinë e tyre, do të jetë beteja e shekullit sa u përket divorceve.
Jolie e ka akuzuar Pitt, për të qenit abuziv ndaj fëmijëve dhe përdorues i drogës e alkoolit.