Site icon Telegrafi

Brad Pitt: Nuk kam prirje vetëvrasëse, ndarja është pjesë e jetës

Getty Images

Aktori hollivudian, Brad Pitt, në një intervistë të mëhershme për revistën GQ Style, ka folur për vështirësitë e shkurorëzimit nga Angelina Jolie, ndërsa në një intervistë të re ka thënë se nuk ka prirje vetëvrasëse dhe e ka pranuar se edhe ndarja është pjesë e jetës.

“Nuk kam kurrfarë fshehtësish dhe nuk fsheh asgjë. Jemi njerëz dhe është interesante se duhet të flasim për gjithçka në mënyrë që gjërat të përmirësohen”, ka thënë 53-vjeçari për Associated Press.

Lexo po ashtu ​Brad Pitt thotë se ndarja nga Angelina ka qenë një vdekje për të

“Fëmijët janë gjithçka. Fëmijët janë jeta dhe tek ata është i gjithë fokusi, dhe ashtu duhet të jetë”, ka thënë aktori që ka gjashtë fëmijë me Angelinan.

Edhe pse më herët e ka krahasuar ndarjen me vdekjen, Pitt tash ka sqaruar se nuk ka prirje vetëvrasëse.

“Në botë ka shumë gjëra të bukura për të cilat ia vlen për të jetuar dhe ka shumë dashuri. Gjithçka është në rregull, e këtillë është jeta”, ka shpjeguar aktori.

Pitt dhe Jolie kanë qenë në lidhje për 12 vite, ndërsa martesa e tyre zyrtare zgjati vetëm dy vite. /Telegrafi/

Exit mobile version