Site icon Telegrafi

Brad Pitt nuk është i gatshëm për lidhje serioze me profesoreshën Neri Oxmanin

LOS ANGELES, CA - JANUARY 06: Brad Pitt attends the 7th Annual Sean Penn & Friends HAITI RISING Gala benefiting J/P Haitian Relief Organization on January 6, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for J/P HRO Gala)

Brad Pitt besohet se ishte në lidhje me profesoreshën e teknologjisë së Neri Oxman, por miqtë janë të bindur se ai nuk po kërkon “lidhje serioze”.

Ylli hollivudian duket se ka pasur një romancë të shkurtër me profesoreshën e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, Neri Oxman, por çifti nuk e ka zgjatur romancën pasi që 54-vjeçar dëshiron të përqendrohet në karrierë.

Një burim i tha “Entertainment Tonight” se “ai ka shkuar në takime, por nuk është duke kërkuar që të hyjë në një marrëdhënie serioze në këtë moment. Ai është i kënaqur me veten dhe është i kënaqur me kohën që po kalon me fëmijët kur nuk punon”.

“Ai është i përqendruar në dy nga gjërat më të rëndësishme që duhet të përqendrohet dhe këta janë fëmijët dhe puna e tij”, tha burimi.

Bradi sapo u kthye në Los Anxhelos pas kalimit të kohës në Londër – ku ish gruaja Angelina Jolie po xhiron filmin e saj të ri në Londër – po kalon kohën me gjashtë fëmijët Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe binjakët nëntëvjeçar, Knox dhe Vivienne.

Lexo po ashtu Angelina Jolie tregon arsyen e ndarjes me Brad Pittin: Vdekja e nënës dhe kanceri im më bëri që të la anash bashkëshortin

Brad dhe Angelina njoftuan se do të ndaheshin në vitin 2016 pas dy vjet martese dhe në atë kohë aktorja 43-vjeçare po kërkonte kujdestarinë e vetme për fëmijët e tyre.

Por, më parë këtë muaj, u krijua një marrëveshje e re e kujdestarisë së ndërsjellë dhe gjykatat tani kanë vendosur një plan që i lejon Bradit të shohë fëmijët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version