Lista e ish-të dashurave të Brad Pittit është shumë e gjatë, ndërsa aty bëjnë pjesë edhe disa prej aktoreve më të njohura hollivudiane, si Jennifer Aniston, Angelina Jolie e Gwyneth Paltrow.
Ndërsa duket se disa prej të dashurave të tij kanë pasur ndikim edhe në dukjen e aktorit.
Një artikull i Daily Express i publikuar vite më parë e që është risjellë në internet, tregon se Pittit i ka pëlqyer të ngjajë me të dashurat e tij.
I saw this news article about Brad Pitt and now I can't stop thinking about it. pic.twitter.com/OytJQD5rli
— Sarah McGonagall (@gothspiderbitch) July 26, 2018
Fotografja Sarah McGonagall e ka gjetur artikullin me titull “Brad: Njeriu që pëlqen të duket si e dashura e tij”.
Ajo e ka shpërndarë artikullin në Twitter duke thënë se pasi e ka parë e ka vërejtur se diçka e tillë vërtet ka ndodhur gjatë lidhjeve të Brad.
Artikulli shoqërohet me fotografi të Pitt me Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie, Jennifer Aniston e Jitka Pohledek.
Ndërkaq, në secilën prej fotografive, ylli i “Ocean’s Eleven” e ka përshtatur dukjen me të dashurat e tij. /Telegrafi/