Telegrafi

Brad Pitt në krah të Angelina Joliet e kaloi festën e ditëlindjes

Nën shoqërinë e familjes e kaloi 55 vjetorin e lindjes Brad Pitt.

Burimet e medieve amerikane kanë thënë se gjatë gjithë ditës, aktori qëndroi pranë fëmijëve të tij.

“Brad qëndroi me fëmijët gjatë gjithë natës”, tha burimi. “Gjatë natës ai u monitorua, si pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë që arriti me Jolie”.

Ylli i Hollywood ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten, Angelia Jolie, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10-vjeçarë Vivienne e Knox.

Çifti vetëm kohëve të fundit përmes proceseve ligjore ka zgjedhur problemin e kujdestarisë së fëmijëve.

Lexo po ashtu Pas një beteje të gjatë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt më në fund arrijnë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

Burimi shtoi se monitorimi do vazhdojë derisa terapistët të vendosin se kjo gjë nuk është më e nevojshme.

Ndryshe, Jolie dhe Pitt janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/