Brad Pitt thuhet se është mjaft përzgjedhës kur është fjala për aktorët, me të cilët luan në filma.
Siç transmeton Variety, Aaron Taylor-Johnson ka thënë se 58-vjeçari në fakt ka një listë të emrave që do të pëlqente t’i shmangte.
“Mendoj se ai është në një kapitull të ri të jetës së tij”, u ka thënë 32-vjeçari gazetarëve.
“Ai thjesht dëshiron të sjellë dritë dhe gëzim në botë dhe të jetë rreth njerëzve që janë atje për të kaluar një kohë të mirë”.
“Ju punoni me shumë aktorë dhe pas njëfarë kohe filloni të bëni shënime: ‘Unë definitivisht nuk do të punoj më me këtë person’. Brad e ka gjithashtu këtë listë: listën ‘e mirë’ dhe listën ‘e keqe’”, ka thënë tutje Taylor-Johnson.
Ndryshe, dy aktorët kanë luajtur bashkë në filmin “Bullet Train” që ka nisur shfaqjen nëpër kinema më fillim të këtij muaji dhe ka rezultuar shumë i suksesshëm. /Telegrafi/