Duket se vetëm tani pas shkurorëzimit prej Angelina Joliet, aktori ka vendosur të mbajë titullin e më bukuroshit të Hollywoodit.
Raportohet se Brad Pitt i është nënshtruar procedurave të shumta kozmetike dhe ndërhyrjeve kirurgjike.
“Ai ka mbushur fytyrën me botoks ndërsa ka korrigjuar edhe zonën përreth syve. Edhe pse brenda ndihet i shkatërruar, të paktën jashtë dëshiron të duket i freskët”, tha një burim për” Radar Online”, duke shtuar se plagët pranë veshëve janë shenjë e qartë se”aktori ndërrojë pamjen”, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se është e pazakontë që një njeri në moshën 53-vjeçare të mos e ketë asnjë rrudhë.
“Ai duket shumë më i ri se sa që mund ta bëjnë ndërhyrje kirurgjike”, i tha një mjek revistës amerikane. /Telegrafi/