Telegrafi

Brad Pitt është 55 vjeçar, por me fotosesionin e ri tregon se akoma është i pëlqyer

Brad Pitt (Foto: Getty Images/Guliver/GQ/Instagram)

Hamshori hollivudian, Brad Pitt, ka treguar edhe një herë se po plaket shumë më ngadalë se bashkëmoshatarët e tij.

Një prej yjeve më të famshëm të filmit së fundmi ka bërë një set fotografik për revistën GQ duke dëshmuar edhe njëherë se duket gjithnjë e më mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brad Pitt

Fotografitë e realizuara janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa aktori 55 vjeçar ka marrë komplimente të shumta për dukjen e tij.

“Asnjëherë nuk është dukur më bukur”; “Ai duket për mrekulli si një 55 vjeçar”; “Është shumë i bukur” – janë disa prej komenteve që kryesisht vijnë nga gjinia e bukur.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Entertainment Tonight, Pitt ishte pyetur në lidhje me komplimentet e shumta në rrjetet sociale, mirëpo ai ka thënë se nuk e përcjell shumë se çfarë thuhet në internet, porse ndihet mirë kur të tjerët e pëlqejnë dukjen e tij. /Telegrafi/