Telegrafi

Brad Pitt dhe Lewis Hamilton në rolet kryesore për filmin e përfolur “F1”?

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, duket se ka marrë përsipër për të prodhuar një film të suksesshëm “Formula 1” me dy herë fituesin e ‘Oscar’, Brad Pitt.

Interesi për “Formula 1” ka shpërthyer vitet e fundit, jo pak falë suksesit të serialit “Drive to Survive” të Netflix, i cili solli një mori fansash të rinj nga SHBA.

Kompani si Apple, Paramount Pictures, MGM, Sony Entertainment, Universal Pictures, Disney, Netflix dhe Amazon kanë konkurruar të gjithë për të drejtat e prodhimit të këtij filmi.

Brad Pitt (Foto: Getty Images)

Ndërsa ylli i Hollywoodit, Pitt tashmë është konfirmuar si kryesuesi i projektit ende të pa titulluar, kampioni shtatë herë i F1, Lewis Hamilton përflitet gjithashtu për një rol në film.

Hamilton në një film?

Mbeten dyshime mbi të ardhmen e Hamiltonit në F1 pas një përfundimi të hidhur zhgënjyes në fushatën e vitit 2021 për pilotin e Mercedes.

Dhe nëse ai vendosi të largohej nga sporti përpara fushatës së 2022, filmi i ardhshëm i Formula 1 do të ishte një mundësi reale.

Kjo pasi shoferi britanik pranoi në vitin 2019 se do të ishte i interesuar t’i bashkohej një projekti të madh në të ardhmen.

Në një intervistë për ESPN, Hamilton tha: “Nuk e di nëse do të jem i mirë në aktrim. Nuk e di nëse do të jem ndonjëherë i mirë në filma, por do ta provoj. Ju shikoni shumë njerëz që e bëjnë këtë dhe nuk janë vërtet të mirë… dhe e di sa e vështirë është për çdo zanat, sepse më janë dashur vite për të zotëruar atë që bëj”.

“Unë e di në çdo gjë, sido që të jetë, për të zotëruar një zanat kërkon shumë kohë dhe përpjekje. Por duke qenë se e kam përjetuar atë në F1, e kuptoj dhe e vlerësoj atë”. /Telegrafi/

Lewis Hamilton (Foto: Getty Images)