Brad Pitt dhe Jennifer Lawrence janë shndërruar në dy emrat më të përfolur të momentit në Hollywood.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata janë bërë bashkë për t’i dhënë jetë një prej romancave më të mëdha në botën e spektaklit.
Megjithatë, një lajm i tillë mbetet aludim, dhe ende nuk ka marrë konfirmimin nëse është i vërtet apo jo.
Revista “Star” shkruan se 54-vjeçari dhe 27-vjeçarja kanë dalë shumë mbrëmje bashkë dhe kanë një lidhje intensive, të cilën e mbajnë sekrete.
E ardhmja do e tregojë më së miri nëse Jennifer Lawrence, është dashura e radhës për Pitt, pas shkurorëzimit me aktoren e njohur me famë botërore, Angelina Jolien.
Ndryshe, edhe Lawrence është ndarë së fundmi nga i dashuri i saj 48 vjeçar, regjisori Darren Aronodsky. /Telegrafi/