Telegrafi

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston nuk janë ribashkuar

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston nuk e kanë rinisur romancën ndërmjet tyre, ka thënë një burim pranë ish-çiftit.

Dy yjet hollivudiane kanë qenë të martuar gjatë viteve 2000 – 2005, ndërsa së fundmi është spekuluar se kishin zhvilluar një sërë takimesh të fshehta.

Sipas thashethemeve, 56-vjeçari dhe 50-vjeçarja e kishin rinisur lidhjen para pjesëmarrjes në Screen Actors Guild Awards në javën e kaluar, ku bënë edh enjë përshëndetje publike.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)

Megjithatë, siç transmeton MailOnline, një burim pranë tyre i ka hedhur poshtë thashethemet duke deklaruar: “Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë rreth kësaj”.

Lexo po ashtu Për herë të parë pas 16 vitesh, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston përshëndeten dhe përqafohen në publik

Në edicionin e sivjetme të SAG Awards dy aktorët bënë përshëndetjen e parë publiku që nga ndarja e tyre në vitin 2005, kur Pitt ishte lidhur me Angelina Jolie. /Telegrafi/

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)