Brad Pitt dhe e dashura e tij e re, Ines de Ramon, e nisën vitin 2023 me pushime.
Aktori 59-vjeçar i “Bullet Train” shfaqi linjat në Cabo Sun Lucas gjatë një udhëtimi që bëri për vitin e ri.
Ines nga ana tjetër u shfaq topless për një ditë relaksuese pranë pishinës, gjersa të dy dukeshin se po lexonin duke mbajtur nga një libër në duar.
Fituesi i çmimit “Oscar” kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra që përkonin nga ngjyra e gjelbër dhe sipër nuk kishte veshur asnjë triko.
Dukjen e kompletoi me një palë syze të zeza dhe disa aksesorë ari rreth qafës.
Ines, e cila punon me markën e preferuar nga Los Angeles, ‘Anita Ko Jewelry’, mbante një pelerinë blu rreth belit.
Lidhja e tyre u konfirmua në nëntor, disa muaj pasi bukuroshja u nda nga ish-bashkëshorti i saj, aktori i “Vampire Diaries”, Paul Wesley.
Wesley dhe de Ramon ishin të martuar për tre vjet.
Pitt dhe de Ramon fillimisht ndezën thashethemet për romancë ndërsa u panë në një takim të dyfishtë me Cindy Crawford dhe Rande Gerber në një koncert të Bono.
Pitt mund të ketë edhe më shumë kohë për dashurinë në jetën e tij pasi së fundmi ai shiti 60% të shumicës së aksioneve të kompanisë së tij të prodhimit, Plan B Entertainment, grupit francez Mediawan për 300 milionë dollarë.
Pitt lançoi një linjë për kujdesin e lëkurës, ‘Le Domaine’, vitin e kaluar, dhe tani zotëron Chateau Miraval, një punishte vere fitimprurëse në jug të Francës në qendër të betejës së tij të diskutueshme të divorcit.
Aktori aktualisht po luan së bashku me Margot Robbie, Olivia Wilde dhe Tobey Maguire në “Babylon”. /Telegrafi/