Kosova ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.
Përfaqësuesja jonë në basketboll është mposhtur kundër Polonisë me rezultat 90-62.
Selektori amerikan i Kosovës, Brad Greenberg, ka thënë se paraqitja e ekipit të Kosovës ka qenë e mirë duke pasur parasysh fuqinë që ka.
Ai ka cekur se polakët kanë qenë shumë të mirë në kundërsulme dhe kanë pasur shumë pikë nga banka rezervë – që ka qenë kryesore në krijim të dallimit në rezultat.
“Polonia është ekip i fuqishëm. Vetëm statistikat nëse i shikojmë, shohim fuqinë e tyre. Kundërsulmet, pastaj pikët e lojtarëve nga banka,thjesht kanë qenë më të mirë se ne. Mirëpo, siç tha edhe Dardani, vetë pjesëmarrja e Kosovës në këto gara është krenari për këta djem dhe ata po japin gjithçka nga vetja. Tash na pret një ndeshje edhe më e vështirë, pas tre ditëve,” ka thënë Greenberg pas ndeshjes.
Kosova është aktualisht në pozitën e fundit në Grupin C kuali×kues për Botëror, pas Lituanisë, Polonisë dhe Hungarisë, me tre humbje nga tre ndeshje. /borozani/