Telegrafi

Brad Bitt në rolin kryesor, Lewis Hamilton producent – mësohen pozitat e dyshes në filmin e Apple për Formula 1

(Foto: Getty Images)

Apple Studios ka konfirmuar se është duke punuar në filmin e ri lidhur me Formula 1, në të cilin do të luajë Brad Bitt, ndërsa kampioni i shtatëfishtë i garës automobilistike, Lewis Hamilton, do të jetë producent.

Regjinë do ta bëjë Joseph Kosinski, i cili do të nisë një tjetër projekt të madh pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Top Gun: Maverick”.

Ngjarja bazohet tenjë personazh të luajtur nga Pitt, i cili po kthehet nga pensioni për të garuar së bashku me një shofer të ri kundër “një titani të sportit”.

Lexo po ashtu Brad Pitt dhe Lewis Hamilton në rolet kryesore për filmin e përfolur "F1"?

Nëse kjo tingëllon e njohur, atëherë ndoshta është për shkak të filmit të vitit 2001, “Driven”, me protagonistin e famshëm, Sylvester Stallone.

Projekti është ende në një fazë fillestare, prandaj nuk ka akoma detaje. /Telegrafi/