Apple Studios ka konfirmuar se është duke punuar në filmin e ri lidhur me Formula 1, në të cilin do të luajë Brad Bitt, ndërsa kampioni i shtatëfishtë i garës automobilistike, Lewis Hamilton, do të jetë producent.
Regjinë do ta bëjë Joseph Kosinski, i cili do të nisë një tjetër projekt të madh pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Top Gun: Maverick”.
Ngjarja bazohet tenjë personazh të luajtur nga Pitt, i cili po kthehet nga pensioni për të garuar së bashku me një shofer të ri kundër “një titani të sportit”.
Nëse kjo tingëllon e njohur, atëherë ndoshta është për shkak të filmit të vitit 2001, “Driven”, me protagonistin e famshëm, Sylvester Stallone.
Projekti është ende në një fazë fillestare, prandaj nuk ka akoma detaje. /Telegrafi/