Telegrafi

Braçe: Rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, krimi më i madh i regjimit të Sali Berishës

Zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, zëvendëskryeministri Erion Braçe e quan rrëmbimin, torturimin, si dhe krimin më të madh të regjimit të Sali Berishës.

Një reagim në rrjetet sociale, akuzat për Berishën i vijon duke përmendur sipas tij edhe një zinxhir hapash kriminale, si vrasja e katër qytetarëve në Bulevard dhe Gërdecin.

“Rrëmbimi, torturimi, vrasja, zhdukja e Remzi Hoxhës është krimi më i madh shtetëror i regjimit të Sali Berishës! Nuk ka ndodhur me kënd ky zinxhir hapash kriminale. Ai regjim vrau nga frika 4 qytetare paqësore ne Bulevard, por trupat e tyre nuk u zhdukën; Ai regjim vrau për korrupsion 26 qytetarë, punëtore në Gërdec, por trupat e tyre nuk u zhdukën”, ka reaguar Braçe, përcjell TCH.

Pas 25 vjet kërkimi, familja e Remzi Hoxhës ka vendosur të ndërpresë kërkimet për biznesmenin e zhdukur.

Djali i tij, Ardian Hoxha tha se në përvjetorin e ardhshëm do t’i bëjnë të atit një varr të hapur dhe një memorial ku do të mund ta vizitojnë dhe të vendosin lule.

Lexo po ashtu Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familja i jep fund kërkimit dhe mbajnë përgjegjës Sali Berishën

Biznesmeni Remzi Hoxha më 21 tetor 1995 ishte rrëmbyer në vendin e tij të punës në Shqipëri dhe zhdukja e tij paraqet një nga ngjarjet më misterioze në vitet e demokracisë së shtetit shqiptar. /Telegrafi/