Telegrafi

Braçe: Mua më mjafton, mos u merrni me gjatësinë time

Nëpërmjet një reagimi me humor ndaj dy gazetave, ai kërkon që të mos merren me gjatësinë e tij, por t’i verifikojnë faktet para se t’i publikojnë.

Braçe sqaron se kishte hipur mbi tavolinë dhe jo mbi karrige në momentin e vulosjes së fitores së kandidatit të majtë.

“Nuk jam mbi karrige, jam mbi tavolinë!! Nuk jam në festën e fitores, jam në zyrën elektorale!! Është fiks data 22 Qershor dhe ora 14.00; Menjeherë pas proceverbalit të fundit dhe kur fitorja u garantua. Hipa sipër tavolinë për t’i parë të gjithë sy më sy, nga tavolina ime deri në metrin e fundit të 12 metrave zyrë e ngushtë, i përulur dhe tërësisht mirënjohës ndaj tyre. Ju fola të gjithëve, sepse ashtu e ndieja, ju thashë qartë. Fitore me vota puro socialistësh, fitore zemre e pasioni. Ndaj mos u merrni fare me gjatësinë time, as që e kam kompleks. Më mjaftojnë 165 centimetra dhe kaq janë plot për të folur, punuar dhe fituar. Natyrisht, edhe për të ngrënë, pirë dhe… vrapuar ”, ka shkruar Braçe. /shekulli/