Brabus ka krijuar shumë vetura të mahnitshme në vitet e fundit dhe unike dhe në mesin e tyre është edhe 3.6S Lightweiht.
Akorduesi gjerman prezantoi një prototip të modelit të fuqishëm të Lightweiht 3.6S të bazuar në modelin Mercedes 190E, i cili u ‘zhvesh’ plotësisht dhe mbeti vetëm me dy vende brenda.
Klientët donin pak më shumë komoditet, kështu që modeli i prodhimit mori disa karakteristika si kondicionimi i ajrit dhe një sedilje e pasme.
Sidoqoftë, në vitin 2008, drejtori i Brabus, Sven Gramm kërkoi nga ekspertët e tij që të bënin një Lightweiht unike 3.6S me konceptin origjinal dhe ishte kjo veturë që u ofrua për shitje.
Vetura është mundësuar nga një motor 3.6 që zhvillon 286 kf dhe 365 Nm çift rrotullues, mori një ftohës të modifikuar të motorit dhe një ftohës të vajit të transmisionit, si dhe një ftohës diferencial të vajit të vendosur në spoilerin e pasmë.
Gjithashtu, Brabus ka instaluar një sistem shkarkimi prej çeliku inox dhe disa modifikime të tjera.
Përshpejtimi nga 0 në 100 km / orë zgjat rreth 6.3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 254 km / orë.
Vetura u regjistrua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 dhe ka përshkuar gjithsej 10,439 km deri më tani.
Çmimi është 99,995 £, ose rreth 116,400 euro. /Telegrafi/