Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Braathu është pritur nga Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, e cila ka shprehur kënaqësinë për ardhjen e tij dhe bashkëpunimit me të.
Gjatë kësaj vizitë, Braathu ka thënë se është krenar se si Kosova po ecë në proceset e saj.
“Ne jemi këtu për njerëzit që jetojnë në Kosovë, jemi këtu t’ju asistojmë, jemi krenar se si po ecën Kosova në proceset e saj. Të punosh me organizimin e zgjedhjeve bashkë me KQZ është nder. Mision i OSBE-së në Kosovë është që t’ju ndihmojmë njerëzve këtu”, tha Braathu.
Ai tutje tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë transparent dhe të “mundohemi që të mos kemi probleme”. Ai tha se zgjedhjet duhet të jenë të qeta dhe të lira.
Ndërkaq, Valdete Daka tutje tha: “Këto zgjedhje sikur edhe herët e tjera, do të jenë në bashkëpunim me OSBE-në dhe deri tani i kemi kryer të gjitha punët, duke iu bërë thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, të dalin e të votojnë”.