Banorët e një qyteti kanë mbetur të habitur, pasi i gjithë vendi u mbulua nga një shtresë bore ngjyrë blu. Fenomeni i çuditshëm u kap në video pasi bora e ngjyrosur kishte rënë në St Petersburg të Rusisë.
Sipas asaj që shkruar e përditshmja britanike “Mirror”, banorët të shtangur u shqetësuan se mund të kishte ardhur si pasojë e kimikateve toksike në atmosferë.
Disa besonin se kjo borë e ngjyrosur erdhi nga shkatërrimi i Institutit Kërkimor Kimiko-Farmaceutik të qytetit.
Mediat lokale shkruajnë se ekspertët besojnë që ngjyra e borës është shkaktuar nga kobalti, një element metalik, apo nga metileni blu, një substancë që përdoret në disa trajtime mjekësore, transmeton TVKlan.al.
Disa mostra u dërguan në laborator për analizë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për fenomenin në fjalë.
Në Shkurt të 2015-s, borë blu ra në qytetin rus të Chelyabinsk. Në atë kohë, një hetim zbuloi se shkak për ngjyrën blu ishte bërë ushqimi ngjyrues që përdoret në vezët e Pashkës. Boja kishte përfunduar në sistemin e ventilimit të një fabrike dhe ishte shpërndarë më pas në të gjithë zonën.