Site icon Telegrafi

BQK vlerësohet nga FMN-ja për reforma institucionale në funksion të rritjes së stabilitetit financiar dhe integrimeve evropiane

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të tretë Marrëveshjeve Stand-By Arrangement (SBA), Resilience and Sustainability Facility (RSF) dhe konsultimet për Artikullin IV, gjatë qëndrimit të Misionit të FMN-së në vendin tonë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor.

Sipas një njoftimi për media nga BQK-ja, FMN ka theksuar përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe strukturës institucionale të saj.

“Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë si dhe reformat e ndërmarra drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se sa i përket sektorit financiar, ekipi i FMN-së konstaton se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm dhe në rritje mbështetur nga kreditimi i fortë dhe i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar në nivele adekuate dhe me normë të ulët të kredive joperformuese.

“Reformat e ndërmarra nga BQK për të kapitalizuar sektorin duke zbatuar shtesat kundërciklike të kapitalit dhe shtesat e kapitalit për bankat sistemike.

FMN-ja vlerëson progresin dhe hapat e ndërmarrë nga BQK për të integruar Kosovën në  Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përmes avancimit të kornizës ligjore dhe dorëzimit të paraaplikimit tek DG FISMA i Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) më 14 tetor 2024”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version