Shtatë miliardë e 400 milionë euro është vlera e aseteve të bankave komerciale në Republikën e Kosovës, derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.07 miliardë euro.
Kështu thuhet në Statistikat e Bankave Komerciale për muajin maj 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.22 miliardë euro me një rritje prej 80.99 milionë euro.
Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 890.34 milionë euro.
Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 232.94 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 56.24 milionë euro.
Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.48%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.14%.
Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 86.08%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.65%.