Telegrafi

BQK shënon 15 vjetorin e themelimit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizon sot konferencë solemne me rastin e shënimit të 15-vjetorit të themelimit të saj. Në këtë ngjarje do të paraqiten të arriturat kryesore në zhvillim e deritanishëm të BQK-së si dhe të sistemit financiar në tërësi.

Po ashtu, do të shtjellohen edhe drejtimet kyçe strategjike të BQK-së për të ardhmen afatmesme. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryesuesit e institucioneve më të larta shtetërore dhe udhëheqësit e institucioneve financiare të vendit.

Po ashtu pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të qeverive dhe institucioneve të huaja të akredituara në Republikën e Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese. /Telegrafi/