Site icon Telegrafi

BQK: Rritja ekonomike për këtë vit vlerësohet të jetë 4.2 për qind, inflacioni arrin në 2.8 për qind

Rritja ekonomike në vend vlerësohet të jetë 4.2 për qind dhe inflacioni arriti në 2.8 për qind.

Kështu ka njoftuar guvernatori i Bankës Qindore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një konferencë për media, duke shtuar se vendi ka nja stabilitet financiar dhe të qëndrueshëm që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik.

“Rritja ekonomike në vend vlerësohet të jetë 4.2 për qind, e mbështetur kryesisht nga investimet dhe eksportet neto. Sipas vlerësimeve edhe për vitin e ardhshëm rritja do të jetë e njëjtë. Nga të dhënat e inflacionit që i kemi deri në fund të muajit nëntor, shënon 2.8 për qind që është dukshëm më i lartë që ka qenë një vit më herët, realisht ka shënuar rritje 0.9 për qind. Kjo rritje e inflacionit është si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit”, tha Mehmeti, përcjell Telegrafi.

Ai tha se vlera e kredive është rritur për 10 për qind, kurse ajo e depozitave për 16 për qind.

“Sa i përket sektorit bankar, edhe ky vit është karakterizuar me një rrije dhe stabilitet. Në fund të vitit 2019, volumi i kredive ka arritur në 2.9 miliardë euro ose me një rritje vjetrore pre 10 për qind. Ndërsa, volumi i depozitave është 3.75 miliardë euro, apo me një rritje vjetore prej 16 për qind”, theksoi ai.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Sipas tij, BQK ka vazhduar të siguroj stabilitet financiar në vend.

“Banka Qendrore e Kosovës ka vazhduar të sigurojë një sistem stabil financiar. BQK vazhdon të veproj në bazë të rregullativat dhe direktivat e BE-së. Jemi në linjë që dalin nga këto direktiva. BQK ka avancuar edukimin financiar dhe do të jetë një nga prioritet edhe për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version