Site icon Telegrafi

BQK: Remitancat në vitin 2023 arritën 1.34 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar sot statistikat e Bilancit të Pagesave të Kosovës për dhjetor 2023.

BQK njofton se bilanci i pagesave deri në fund të dhjetor 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 741.6 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 19.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (917.1 milionë euro ishte deficiti deri në dhjetor 2022).

“Bilanci tregtar në mallra deri në dhjetor 2023 kishte deficit në vlerë 4.6 miliardë euro, që është për 7.3% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Më tej, në komunikatë thuhet se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në dhjetor 2023 shënoi 1,343.4 milionë euro, që paraqet rritje prej 120.5 milionë euro ose 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022./Telegrafi/

 

Exit mobile version