Site icon Telegrafi

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme për shkak të përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.

Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të BQK-së.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, BQK ka njoftuar se, ka marr vendim që të pezullohet pagesa e kësteve vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare.

Lexo po ashtu BQK: Pagesa e kësteve pezullohet vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare, nuk do të zbatohen pagesa shtesë

Sipas vendimit, trajtimi i rasteve do të bëhët veç e veç dhe se nuk do të zbatohen pagesa shtesë.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 91 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.

Exit mobile version