Site icon Telegrafi

BQK përafron rregullativën ligjore me atë të BE-së

Aktualisht sektori bankar i Kosovës është kontribuues shumë i rëndësishëm në financimin e ekonomisë së vendit dhe gëzon shëndetin financiar të mirë bazuar në gjithë treguesit relevant. Kështu u tha në Konferencën Rajonale për Implementimin e Shtyllës së Dytë të kornizës Rregullative të Bazelit.

Konkluzionet ishin se për vendet e rajonit tonë nëpërmjet arritjes së standardeve, jo vetëm që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bankar, por edhe plotësojnë edhe një pako shumë e rëndësishme e kritereve të kërkuara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza tha se në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore ekonomike dhe financiare në botë dhe adoptimi i standardeve po bëhet i pa shmangshëm për çdo vend, dhe për këtë BQK-ja përafron rregullativën ligjore me atë të BE-së. Kjo sipas tij që nga themelimi i BQK-së ka qenë e orientuar nga standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ai theksoi se sistemi financiar i Kosovës dhe në veçanti sektori bankar arriti të ruaj qëndrueshmërinë dhe vazhdoi të mbështes stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik të vendit. Guvernatori tha se në fund të vitit normat e kredive joperformuese u zvogëluan në 6.2 për qind në krahasim me 8.3 për qind sa ishin një vit më parë.

“Këto të arritura dolën në pah sidomos gjatë krizës së fundit financiare globale, kur sistemi financiar i Kosovës dhe në veçanti sektori bankar arriti të ruaj qëndrueshmërinë dhe vazhdoi të mbështes stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik të vendit. Aktualisht sektori bankar i Kosovës parqet një kontribuues shumë të rëndësishëm në financimin e ekonomisë së vendit dhe shëndet financiar shumë të mirë bazuar në të gjithë treguesit relevant”, tha guvernatori Hamza.

Ai ka shtuar se BQK-ja vazhdimit ka ndjekur një politikë të shëndoshë të licencimit të institucioneve financiare.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets tha se BQK-ja duhet të përqendroh et në implementim dhe monitorim të vazhdueshëm të sistemit financiar, pasi që sfidat janë shumë të ngjashme me vendet e tjera në rajon. Ajo shtoi se mbështetja Gjermane për Kosovën është edhe në realizimin e implementimit të standardeve evropiane duke përfshirë sektorin bankar.

“Ky projekt është përgjatë vijave të mbështetjes Gjermane për Kosovën në realizimin e implementimit të standardeve evropiane duke përfshirë sektorin bankar. Është me rëndësi që Kosova të zotohet ndaj këtyre standardeve si objektiva vetanake dhe pjesë e planifikimit të saj strategjik në mënyrë që të realizohen synimet më afatgjate. Prandaj BQK-ja duhet të përqendrohet në implementim dhe monitorim të vazhdueshëm, pasi që sfidat janë shumë të ngjashme me vendet e tjera në rajon”, tha Viets.

Ajo tha se pjesëmarrja e katër vendeve të rajonit në këtë konferencë është më rëndësi bashkëpunimi rajonal dhe këmbimi i përvojave mund të kontribuojë që të ketë një implementim më të mirë të standardeve bankare për të gjitha vendet e përfshira.

Drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) James Macbeth tha se sektori financiar në Kosovë është i shëndosh dhe stabil, bankat sipas tij janë mirë të qeverisura, janë likuide dhe krijojnë profit. Ai tha se kreditë joperformuese prej 6.2 për qind në Kosovë janë për lakmi.

Ai më tej tha se Qeveria Gjermane është e përqendruar që Kosova të bëhet sa më funksionale dhe të ketë zhvillim ekonomik.

“Ne jemi këtu në emër të Qeverisë Gjermane dhe ajo në çka jemi të përqendruar është se ky ve nd të bëhet sa më funksional dhe të ketë zhvillim ekonomik. Kështu që një prej motiveve dytësore të përfshirjes Gjermane këtu është nevoja për rritje ekonomike dhe sektori bankar mund ta mbështes rritjen ekonomike ose zhvillimin ekonomik dhe kjo është arsyeja përse jemi këtu, jo për shkak të personaliteteve në BQK”, tha Macbeth.

Organizmi i kësaj konference ka për synim të ofroj një tryezë diskutimi e cila do të ndihmoj në afrimin e standardeve ndërkombëtare të rregullimit të sektorit bankar. /Telegrafi/

Exit mobile version