Site icon Telegrafi

BQK organizon konferencën mbi rregullat e Basel-it

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në bashkëpunim me Projektin për Zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare në kuadër të mbikëqyrjes bankare, i cili implementohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Ministrisë Federale të Republikës së Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, organizon sot konferencën rajonale mbi implementimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Basel-it: ICAAP/SREP dhe shembuj praktik”.

Konferenca do të shërbejë si një platformë për diskutim, lidhur me përvojat dhe sfidat gjatë zbatimit të ICAAP/SREP, ndërmjet ekspertëve nga Banka Qendrore Evropiane, Banka Qendrore e Gjermanisë, Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes në Gjermani (BaFin) dhe Banka e Sllovenisë. /Telegrafi/

Exit mobile version