Telegrafi

BQK nënshkruan memorandum mirëkuptimi më Bullgarinë

Dokumenti titullohet “Memorandum i mirëkuptimit mbi asistencën reciproke dhe shkëmbimin e informatave për çështjen e letrave me vlerë dhe mbikëqyrjes së sigurimeve në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Bullgare”.

Ky Memorandum është miratuar nga pala bullgare, Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare Bullgare më datën 14 maj 2010.

Kryesuesi i këtij komisioni Petar Chobanov në shkresën drejtuar Guvernatorit Rexhepi është shprehur: “Edhe njëherë po e ritheksoj besimin tonë të fuqishëm se bashkëpunimi i ardhshëm i suksesshëm në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Bullgare do të dëshmohet si shumë i dobishëm sa i përket përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive tona”