Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore Evropiane (European Central Bank).
Me këtë rast Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e këtij memorandumi, i cili është i një rëndësie të madhe për BQK-në dhe Kosovën.
“Ky memorandum, përveç tjerash ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve rregulluese të sistemit bankar, rritjen e bashkëpunimimit me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimin lidhur me mbikëqyrjen në vend, të ekzaminimeve dhe çështje tjera. Memorandumi me BQE-në, forcon edhe më shumë lidhjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa neve si BQK do të na ndihmojë shumë që të ecim përpara me përmbushjen e të gjitha detyrimeve, që dalin nga integrimet evropiane”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
Dy palët nënshkruese janë pajtuar që të rritin shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, pastaj këshillat teknike, trajnimet, seminaret, etj. /Telegrafi/