Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës – SHIFK Venhar Hana, ka takuar në zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës Albulena Xhelili – Berisha, Drejtore e Departamentit të Licencimit dhe Standardizimit dhe Dardan Fusha – Drejtor i Departamentit të Pagesave.
Hana ka njoftuar zyrtarët e lartë të BQK-së lidhur me misionin e SHIFK, që përfshin krijimin dhe mirëmbajtjen e standardeve më të larta të cilësisë së shërbimeve financiare ashtu që të njejtat të vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët, si dhe për domosdoshmërinë e themelimit të një raporti të shëndoshë dhe profesional me Bankën Qendrore të Kosovës, si institucion mbikëqyrës i industrisë financiare në Kosovë.
Nga Banka Qendrore e Kosovës është ofruar mbështetje e plotë për Shoqatën e Inovacionit Financiar të Kosovës, me kërkesë që përfaqësimi i industrisë nga SHIFK të jetë sa më i konsoliduar dhe të punohet më shumë në fushën e edukimit financiar dhe njohjes së konsumatorëve me produktet financiare në zhvillim./Telegrafi/