Telegrafi

BQK, Kosova ka pas 4 % rritje ekonomike

Guvernator i BQK-së Hashim Rexhep ka thënë se roli i BQK ka arritur që të kontribuojë fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, duke marrë veprime të cilat do të ndikonin që efektet e krizës të jenë sa më pak të reflektueshme në vend.

 "Konsideroj se edhe viti 2010 do të ketë rritje ekonomike minimale sa rritja e vitit paraprak. Jemi optimist se në vitin 2010 do të kemi investime të drejtpërdrejta më të larta dhe do të kemi një trend të rritjes së qëndrueshme ekonomike”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndërsa si faktorët kryesor të ekonomisë sipas Rexhepit bankat vazhdojnë të dominojnë në sektorin financiar të Kosovës me rreth 80%. Ai ka theksuar se ka pasur edhe rritje vjetore të kredive, edhe përkundër interesit ende të madh të bankave.

Ndësra sa i përket marrjes së kredisë për autostradën Vermicë- Merdare guvernatori Rexhepi ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme të mos ngarkohet me borxhe jashtë limiteve të caktuara me ligj.

Gjatë këtij viti ka pasur edhe zvogëlim të deficitit në llogarinë rrjedhëse , ku deri në nëntor të vitit 2009, ka pasur një rënie të importeve prej 1.5 për qind, rënie të eksporteve prej 18 për qind dhe renie të remitancave prej 8 për qind.

"Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit 2009, ka pasur rënie të investimeve direkte prej 22 për qind, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij viti ka pasur zhvillime pozitive sa i përket investimeve direkte. Ka pasur po ashtu rënie të normave të interesit në kredi dhe rritje të depozitave. “Kriza ekonomike ka ndikuar në rënien në fitimit të bankave dhe se kreditë tregtare kanë pasur një rritje prej 40 për qind. Rritja e të hyrave gjatë vitit 2009 kanë qenë 26 për qind, nd]rsa shpenzimet janë rritur per 31 për qind”, ka pohuar Toçi.

Bankat sipas tij vazhdojnë të dominojnë sektorin financiar me 80 për qind, performanca e investimeve të fondeve pensionale gjatë këtij viti është përmirësuar, ndërsa institucionet mikrofinanciare kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në tregun e kredisë.

Nga të dhënat e BQK-së del se bankat gjatë këtij viti i ka karakterizuar kreditimi i cili në sektorin bankar ka vazhduar të rritet 9 për qind, rritje e ngadalësuar e kredive për ndërmarrjet si dhe ka pasur rritje të depozitave me 21 për qind. “Bankat gjat]ë këtij viti kanë vazhduar të jenë profitabile, mirëpo me një profit më të vogël krahasuar me vitin 2008”, ka pohuar Toçi. Asetet e BQ K-së gjatë vitit 2009 kanë qenë 1.2 miliard euro.