Guvernatori i Bankës Qendrore të, Fehmi Mehmeti ka takuar zëvendësdrejtorin Gjeneral të Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, ku e ka informuar me zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Kosovë, si dhe me përafrimin e kornizës ligjore të BQK-së me atë të Bashkimit Evropian dhe Parimeve të Bazel-it.
Në takimin e zhvilluar, është rënë dakord për nënshkrimin e mërrëveshjes së mirëkuptimit mes BQK-së dhe BQE-së, në një afat sa më të shpejtë.
Guvernatori Mehmeti, në emër të BQK-së, e falenderoi BQE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, me shpresë që e njëjta të vazhdoj edhe më tutje.
Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori Gjeneral i Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe konfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes ECB-së dhe BQK-së. /Telgrafi/