Ushtruesi i detyrë së zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Nexhat Kryeziu ka takuar përfaqësuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku është diskutuar për anëtarësimin e vendit në Byronë e Kartonit të Gjelbër.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka njoftuar zëvendësguvernatorin me reformat që kanë pasur në ketë institucion.
Në anën tjetër zëvendësguvernatori Kryeziu ka uruar menaxhmentin e BKS-së për angazhimin e madhe që ka pas në ndryshimin në tersi të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Gjithashtu, Kryeziu i ka ofruar mbështetje të mëtutjeshme BKS-së në proceset që kanë për qëllim reformimin e këtij institucioni të rëndësishëm.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për gjetjen e modaliteteve në anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. /Telegrafi/