Site icon Telegrafi

BQK: Investimet në Kosovë gjatë vitit 2018 pritet të rriten 10.1%

Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018 sugjerojnë se investimet në Kosovë do të karakterizohet me rritje reale prej 10.1 për qind.

“Investimet në vitin 2018 parashihet të shënojnë rritje reale prej 10.1 për qind, bazuar në parashikimet për rritje të konsiderueshme të investimeve publike (25.8 për qind) por edhe të investimeve private (5 për qind)”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, përcjell Telegrafi.

Sipas BQK-së, në rritjen e investimeve private pritet të vazhdojë të ketë kreditimi bankar, i cili po karakterizohet me ritëm më të shpejtë të rritjes dhe me norma më të ulëta të interesit.

Po ashtu në raport thuhet se ndryshimet në politikën tatimore gjatë viteve të kaluara, pritet të nxisin investimet private. Rritjes së pozicionit të përgjithshëm të investimeve pritet t’i kontribuojë edhe rritja e investimet e huaja direkte. /Telegrafi/

Exit mobile version