Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, ka përzgjedhur katër kandidatë të cilët do t’ia dërgojë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për zgjedhjen e Guvernatorit.
Në njoftimin nga Banka Qendrore e Kosovës, thuhet se paneli, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, shkathtësive teknike, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makro ekonomike si dhe pas vlerësimit të përformancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në listën e kandidatëve janë: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci./Telegrafi/