Telegrafi

BQK: Aplikacionet ende nuk janë shqyrtuar

Të martën në media sipas BQK-së është publikuar një shkrim se në mesin e 27 kandidatëve që kanë konkurruar 20 prej tyre janë eliminuar që në start.

“Paneli intervistues i BQK sqaron se aplikacionet e kandidatëve ende nuk janë shqyrtuar dhe se nuk është mbajtur as një takim dhe se informacionet e ‘një zyrtari te BQK’ janë plotësisht të pasakta dhe trillime të qëllimshme që janë bërë nga ndonjë person i paautorizuar me qëllime të caktuara”.

Të gjitha informacionet në lidhje me aktivitetin e Panelit do të jenë publike dhe plotësisht transparente dhe mjetet e informimit do të lajmërohen me parë.

“Në fund Paneli Intervistues edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin se çdo hap i më tutjeshme që do të ndërmerr Paneli Intervistues i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Guvernatorit do të jetë transparent , pra çdo gjë do të bëhet publike dhe transparente për mediat dhe opinionin publik”, është thënë në reagimin e BQK-së. /Telegrafi/