Telegrafi

BQE ulë normën e interesit

Me këtë vendim banka emetuese do të lehtësojë kreditë për sipërmarrjet dhe konsumatorët dhe do t´i japë hov ekonomisë.

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan-Klod Trishe ka deklaruar se banka llogarit që viti 2009 të jetë një vit shumë i keq.

"Ne shohim një rënie ekonomike mbarëbotërore dhe një interes të plogët. Dhe kjo gjendje do të qëndrojë kështu edhe në tremujorin tjetër. Eurozona do të pësojë një rënie ekonomike prej 0.5%", tha ai.

Ndërkohë, ulje të shkallës së interesit prej 1 % ka bërë edhe Banka e Anglisë, duke e çuar atë në nivelin më të ulët që nga viti 1959 si e po ahstu ulje të ndjeshme kanë bërë edhe bankat e Suedisë dhe Zelandës së Re.