Banka Qendrore Evropiane (BQE), pritet që sot ta bëj publik planin për blerjen e letrave me vlerë, që mund të çojnë në shtypjen e 1 trilion eurove, me qëllim që të ndihmohet Eurozona.
Bordi politikbërës i Bankës Qendrore Evropiane që përbëhet prej 25 anëtarëve, është duke e diskutuar propozimin e bërë nga bordi ekzekutiv i Bankës, për blerjen letrave me vlerë prej 50 miliardë eurosh çdo muaj, për së paku një vit.
Ende është e paqartë nëse blerjet e letrave me vlerë do të shpërndahet në të gjitha bankat qëndrore të Eurozonës. /Telegrafi/