Telegrafi

BQE: Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës po përballet me rreziqe nga variantet e reja të COVID-19

Ekonomia e Eurozonës mund të shmangë skenarin më pesimist të parashikuar në fillim të pandemisë COVID-19, por ende përballet me rreziqe nga mutacionet e virusit. Kështu tha presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde.

BQE-ja ka filluar të debatojë nëse duhet të shkurtojë programin e saj masiv të blerjes së obligacioneve ndërsa ekonomia po rimëkëmbet nga goditja e shkaktuar pandemia.

“Perspektiva e përmirësuar ekonomike si pasojë e progresit të shpejtë të fushatave të vaksinimit ka ulur probabilitetin e skenarëve më të këqij. Por kjo rimëkëmbje ende po përballet me pasiguri për shkak të përhapjes së mutacioneve të virusit”, tha Lagarde në Parlamentin Evropian.

Ajo po fliste në rolin e saj si kryetare e Bordit Evropian të Rrezikut Sistemik, vëzhguesi i stabilitetit financiar të Bashkimit Evropian.

Qeveritë e BE-së kanë shpenzuar shumë për të mbështetur ekonomitë e tyre të goditura nga viruset, duke rritur grumbujt e borxheve që tashmë kanë tejkaluar vlerën e prodhimit ekonomik të vitit përpara fillimit të pandemisë në Itali dhe Greqi.

“Efektet e përhapjes mund të rëndojnë në aktivitetin ekonomik të BE-së nëse pjerrësia e kurbës së obligacioneve do t’i paraprinte rimëkëmbjes ekonomike në BE. Një rritje më e fortë se kjo që është vënë re aktualisht në rendimentet e obligacioneve sovrane evropiane mund të ketë një ndikim negativ në dinamikën e borxhit, më së shumti në vendet që tashmë kanë hyrë në krizën COVID-19 me një nivel të lartë borxhi”, tha ajo.

E themeluar në prag të krizës së fundit financiare, ESRB identifikon rreziqet më të mëdha financiare me të cilat përballet ky bllok dhe u bën rekomandime autoriteteve, megjithëse këto të fundit nuk janë detyruese. /Telegrafi/